×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 25 milionë të infektuar me COVID-19 në botë dhe rreth 850 mijë të vdekur

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 11:07

    Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën që prej nisjes së pandemisë ka kaluar shifrën e 25 milionë, më saktë 25,226,437 sipas të dhënave të John Hopkins University. Ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 846,448 persona.


    Shtetet e Bashkuara të Amerikës mb etet vendi më i prekur, me gati 6 milionë të infektuar.

    Sipas këtyre të dhënave, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në SHBA është 183 034 dhe 2 153 939 persona janë konsideruar si të shëruar nga COVID-19.

    SHBA është shumë larg vendeve të prekura më shumë në botë nga pandemia në shifra absolute, si për nga numri i kontaminimeve ashtu dhe për nga numri i të vde k urve. Ndërkohë Brazili vijon të jetë në vend të dytë me më shumë se 3 milionë raste dhe 120.260 vdekje.

    India është e treta, me 3 milionë infeksione dhe 63.500 vde kje. +Kohët e fundit, rastet e reja globale kanë nisur të rriten sërish me ritme të shpejta.

    Ndërsa afrohet vjeshta, mjekët tashmë po shohin shenja të një vale të dytë të infektimeve, e cila do të jetë thuajse e pamundur të përballohet derisa të zbulohet vaksina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!