Të paktën 879,580 kanë vdekur në botë që prej shpërthimit të koronavirusit, sipas të dhënave zyrtare.
Më shumë se 26,882,000 raste janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 17,496,300 konsiderohen sot si të shëruar.
Vetëm ditën e djeshme 5,693 të vdekur dhe 305,583 raste të reja janë regjistruar në botë, shkruan TCh. Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre janë India me 1,089 viktima, SHBA-ja me 998 viktima dhe Brazili me 888 viktima.
SHBA-ja është vendi më i prekur si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe i rasteve me 187,777 të vdekur për 6,202,053 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të paktën 2,283,454 persona janë deklaruar të shëruar.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 125 502 vdekje për 4 091 801 raste, India me 69 561 vdekje për 4 023 179 raste, Meksika me 66 851 vdekje për 623 090 raste dhe Britania e Madhe me 41 537 vdekje për 342 351 raste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.