Turqia u ka mbyllur dyert udhëtarëve nga Britania të premten, duke thënë se kishte gjetur 15 infeksione me variantin e ri (më të transmetueshëm) të virusit që u shfaq për herë të parë në Angli. Të gjithë ishin mes të ardhurve të fundit nga Mbretëria e Bashkuar.
Ministri i shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, lëshoi një deklaratë duke thënë se 15 personat e infektuar me variantin e ri ishin në izolim dhe se kontaktet e tyre po gjurmoheshin dhe vendoseshin në karantinë. Në kontrollet në të gjithë vendin, thuhej në deklaratë, virusi nuk ishte zbuluar në askënd tjetër përveç udhëtarëve që mbërritën nga Britania.
Kjo e çon numrin e vendeve që kanë zbuluar variantin e ri në të paktën 33 që kur Britania njoftoi rastin e saj të parë më 8 dhjetor; dhe numrin e vendeve që ndalojnë udhëtarët që vijnë nga Britania në më shumë se 40. Disa vende po vendosin kufizime për udhëtarët, përfshirë shtetasit amerikanë, të cilët javët e fundit vizituan vendet ku është zbuluar varianti i ri.
Filipinet shtuan kufizimet për udhëtarët nga Britania dhe 18 vende të tjera, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Shumë vende kanë kufizuar tashmë udhëtimet nga Shtetet e Bashkuara për shkak të numrit të saj marramendës të infeksioneve – më i shumti në botë.
Kalifornia dhe Kolorado kanë gjetur gjithashtu raste me variantin e ri. Askush nga të infektuarit në Shtetet e Bashkuara nuk kishte udhëtuar kohët e fundit, kështu që lloji i ri po qarkullon qartë, megjithëse në nivele të panjohura.
Varianti, i njohur si B.1.1.7., nuk ka shkkatuar raste më të rënda të Covid-19, por qarkullimi i tij ka të ngjarë të paralajmërojë më shumë infeksione dhe më shumë shtrime në spital në një kohë kur shumë vende po luftojnë tashmë me fluksin e duke parashikuar më shumë nga tubimet e festave dhe udhëtimet.
Lista e vendeve që kanë identifikuar infeksionet me variantin është rritur me shpejtësi dhe që nga e premtja përfshin – përveç Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Turqisë – Australi, Belgjikë, Brazil, Kanada, Kili, Kinë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani , Islanda, India, Irlanda, Izraeli, Italia, Japonia, Jordania, Libani, Malta, Hollanda, Norvegjia, Pakistani, Portugalia, Singapori, Koreja e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Tajvani.
Në Afrikën e Jugut, një version i ngjashëm i virusit është shfaqur, duke ndarë një nga mutacionet e parë në B.1.1.7. Sipas shkencëtarëve që e zbuluan atë, ky variant, i njohur si 501.V2, është gjetur në deri në 90 për qind të mostrave, sekuencat gjenetike të të cilave janë analizuar në Afrikën e Jugut që nga mesi i nëntorit.
Autoritetet britanike thanë se ata kanë zbuluar dy raste të variantit të identifikuar në Afrikën e Jugut. Në të dy rastet, njerëzit e infektuar kishin qenë në kontakt me njerëzit që kishin udhëtuar në Britani nga Afrika e Jugut në javët e fundit. Zvicra, Finlanda, Australia, Zambia dhe Franca gjithashtu kanë zbuluar variantin.
Dhe më 24 dhjetor, kreu i Qendrave të Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, John Nkengasong, njoftoi zbulimin e një varianti tjetër, këtë në Nigeri, të quajtur B.1.207.