×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 61 milionë njerëz votuan sot në zgjedhjet lokale të Turqisë

    Reporteri
    31 Mars 2024 | 18:48

    Kryetari i Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve të Turqisë (YSK), Ahmet Yener, ka folur për procesin e zgjedhjeve lokale që ishte sot në atje.

    “Procesi i votimit, në të cilin 61 milionë e 441 mijë e 882 votues kanë votuar në 207 mijë e 848 kuti votimi, ku konkurrojnë 34 parti politike, ka përfunduar pa probleme, përveç disa incidenteve të izoluara”, tha Yener.

    “Proceset e numërimit dhe dokumentimit të votave kanë filluar dhe informacioni i rezultateve të kutive të votimit ka filluar të futet në sistem, me rrjedhën e të dhënave që vazhdon”, tha Yener, shkruan TRT. /KlanKosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!