×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 803 mijë persona të vdekur nga koronavirusi në botë

    Reporteri
    22 Gusht 2020 | 13:26

    Koronavirusi po vazhdon të merr jetën e shumë personave në mbarë botën.


    Sipas të dhënave nga World Meters më shumë se 803 mijë veta kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën, transmenton Klan Kosova

    Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara me 179,200 viktima teksa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5,796,727 persona.

    Në vendin e dytë rradhitet Brazili me 113,454 të vdekur dhe 3,536,488 të prekur.

    India rradhitet në vendin e tretë me 55,928 viktima dhe 2,975,701 të infektuar.

    Kujtojmë se në gjithë botën janë infektuar 23.065,281 persona gjersa 15,650,653 njerëz janë shëruar deri më tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!