×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi dy mijë vdekje nga COVID-19 regjistrohen brenda një dite në Brazil

    Reporteri
    11 Mars 2021 | 7:57

    Brazili ka tejkaluar 2,000 vdekje nga COVID-19 brenda një dite, për herë të parë ndërsa nivelet e infeksionit po rriten.


    Vendi ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë, pas SHBA-ve, me një total prej 268,370 viktimash. Të mërkurën numri shkoi në 2,286.

    Rritja e rasteve ka vendosur sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit nën presion të madh, me shumë afër kolapsit, paralajmëron qendra kryesore e shëndetit publik në Brazil, Fiocruz.

    Margareth Dalcolmo, një mjek dhe studiues në Fiocruz tha se vendi ishte “në momentin më të keq të pandemisë”.

    “2021 do të jetë ende një vit shumë i vështirë”, i tha ajo agjencisë së lajmeve AFP.

    E enjtja është përvjetori i një pandemie që deklarohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në të gjithë botën janë regjistruar më shumë se 118 milionë raste të virusit dhe më shumë se 2.6 milionë vdekje, transmeton Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!