Më shumë se pesë milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë, 70% e të cilave në Europë dhe në SHBA, sipas të dhënave zyrtare.
Të paktën 5 006 730 raste infektimi, mes të cilëve 328 047 të vdekur, janë regjistruar, veçanërisht në Europë, kontinenti më i prekur me 1 954 519 raste dhe 169 880 të vdekur, si dhe në SHBA 1 551 853 raste, prej të cilave 93 439 të vdekur.
Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi dy milionë.
Numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton një numër real të kontaminimeve, pasi një pjesë e madhe e vendeve testojnë vetëm rastet e rënda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.