×
  • Lajme
  • Botë

    Mbretëresha bën shaka me krerët e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 8:16

    Mbretëresha Britanike Elizabeth II-të i bëri të ftuarit e saj të qeshnin kur me shaka i pyeti kur pozonin për një foto nëse duhej të dukeshin sikur po kënaqeshin.


    Britania po pret samitin e liderëve të Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara, i cili, sipas bbc, po përpiqet të magjepsë me ofensivën mbretërore të sharmit në pritjen në Cornwell.

    Dhe, shton ajo, zgjuarsia natyrore e mbretëreshës 95-vjeçare duket se tashmë ka fituar simpatinë e udhëheqësve kur i pyeti gjatë pozës, “A duhet të dukeshit sikur po kënaqeshit?”

    Kur udhëheqësit qeshën, kryeministri britanik, Boris Johnson me shaka u përgjigj “Ne jemi duke shijuar veten, pavarësisht nga pamja e jashtme”.

    Pritja për udhëheqësit botërorë është ngjarja e parë e madhe publike që Mbretëresha ka marrë pjesë që nga vdekja e burrit, Princit Philip.

    Në pritje, Mbretëresha u takua për herë të parë me Joseph Biden si president i Shteteve të Bashkuara.

    Biden është kreu i 13-të i Shtëpisë së Bardhë, të cilin ajo e takoi gjatë sundimit të saj gati shtatë dekadash në fronin britanik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!