Familja mbretërore ka disa rregulla strikte, megjithatë duket se ndonjëherë dhe rregullat e familjes mbretërore duhet të thyhen.
Këtë herë bëhet fjalë për një traditë të familjes mbretërore, e cila ka të bëjë me festimin e festave të fundvitit.
Gjatë periudhës së festave pjesë nga stafi i familjes mbretërorë shkojnë në Sandrighan për të bërë përgatitjet e Krishtlindjeve, por këtë vit ata nuk kanë pranuar që të largohen nga familjet për shkak të pandemisë.
Kjo do të thotë që për herë të parë pas 33 vitesh mbretëresha do jetë e detyruar t`i kalojë festat e fundvitit në Kështjellën Windsor, duke thyer traditën.
“Mbretëresha është nxehur keq. Stafi duke përfshirë kuzhinierët, kamerierët dhe pastruesit është i revoltuar. Ata nuk duan të tregohen jobesnikë, ama nuk mund as të lënë familjet e tyre në kohë pandemie.”, – thotë një burim pranë familjes mbretërore për The Sun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.