×
  • Lajme
  • Botë

    Mbretëresha Elizabeth II kërkon menaxher të rrjeteve sociale

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 19:29

    Për ata që dinë si të kujdesen për faqen perfekte në Instagram dhe shkruajnë postime të goditura, një mundësi e papërsëritshme u ofrohet për t’u bërë pjesë e ekipit mbretëror britanik të komunikimeve.


    Në faqen e internetit ku listohen vendet vakante të punës në oborr, po kërkohet edhe një punonjës i komunikimeve digjitale, që do të gjejë mënyra të reja për të ruajtur praninë e Mbretëreshës Elizabeth II në sytë e publikut dhe në skenën botërore.

    Roli, që përfshin edhe mbulimin e vizitave shtetërore, kërkimin dhe shkrimin e artikujve, si dhe menaxhimin e platformave digjitale, vjen me një pagë prej rreth 30 mijë paund ose 38 mijë dollarë, në varësi edhe të eksperiencës.

    Aplikanti i suksesshëm do të sigurojë edhe një paketë gjithëpërfshirëse avantazhesh, leje vjetore prej 33 ditësh dhe dreka falas. Vendi i punës do të jetë në Pallatin “Buckingham”.

    Mbretëresha Elizabeth II, në fakt nuk është më e huaj në mediet sociale. Në mars të këtij viti, ajo publikoi postimin e parë në Instagram gjatë një vizite në Muzeun e Shkencave të Londrës. Familja mbretërore britanike ka ndërkohë miliona ndjekës në llogaritë e saj zyrtare në Instagram, Facebook dhe Twitter. /Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!