×
  • Lajme
  • Botë

    Mbretëria e Bashkuar raporton rreth 1,000 raste nga coronavirusi për të pestën ditë radhazi

    Reporteri
    15 Gusht 2020 | 22:12

    Mbretëria e Bashkuar ka raportuar rreth 1,000 raste të reja nga coronavirusi të shtunën, duke shënuar edhe ditën e pestë radhazi me këtë shifër.


    Sipas medieve të huaja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 317 mijë.

    Britania raportoi gjithashtu edhe tre të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 41 mijë.

    Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në botë ka shkuar në 21 milionë, ndërsa raportohet se 767 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani.

    Vendi më i goditur botërisht nga sëmundja e COVID-19 është SHBA-ja me 5.3 milionë të prekur dhe me 168 mijë të vdekur. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!