Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kritikuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për urdhërimin e Izraelit që të ndalojë menjëherë sulmin e tij ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, duke thënë se vendimi do të forconte Hamasin, raporton Reuters.
GJND-ja, e cila është organi më i lartë i OKB-së për gjykimin e mosmarrëveshjeve midis shteteve, mori vendimin urgjent të premten në rastin e Afrikës së Jugut duke akuzuar Izraelin për gjenocid.
“Arsyeja që nuk ka një pauzë në luftime është sepse Hamasi hodhi poshtë një marrëveshje shumë bujare pengjesh nga Izraeli. Ndërhyrja e këtyre gjykatave – përfshirë GJND-në sot – do të forcojë pikëpamjen e Hamasit se ata mund të mbajnë pengje dhe të qëndrojnë në Gaza”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar të premten vonë, sipas Reuters.
Zëdhënësi shtoi: “Dhe nëse kjo ndodh, nuk do të ketë as paqe, as një zgjidhje me dy shtete”.
GJND nuk ka mjete për të zbatuar urdhrat e saj, por vendimi theksoi izolimin global të Izraelit për fushatën e tij ushtarake në Gaza.
Izraeli edhe sot ka vazhduar sulmet në Gaza, përfshirë edhe Rafah, pavarësisht vendimit të gjykatës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.