Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, është diagnostikuar me kancer. Lajmin e bëri të ditur pallati Buckingham, pa specifikuar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë.
Nuk bëhet fjalë për kancerin e prostatës, por u zbulua gjatë trajtimit që mbreti mori në spital pas zmadhimit të prostatës. Sipas deklaratës së bërë nga Pallati Mbretëror, Mbreti ka nisur trajtimin mjekësor.
Po ashtu, siç thuhet në njoftim, Charles mbetet optimist për trajtimin e sëmundjes së tij dhe mezi pret që t’u kthehet detyrave të tij sa më shpejt që të jetë e mundur.
Rreth një javë më parë, Mbreti Charles III bëri një trajtim prostate në një spital në Londër. Mbreti zgjodhi që këtë ta bënte publike pasi tha duhen inkurajuar burrat që të rrisin ndërgjegjësimin lidhur me këtë çështje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.