Emri Muhamed ka zënë vendin e parë si emri më i përdorur për foshnjat e gjinisë mashkullore në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, raporton AA.
Sipas raportit të publikuar nga Zyra e Statistikave e Norvegjisë, emri Muhamed është regjistruar si më i përdoruri te foshnjat e gjinisë mashkullore të lindura në vitin 2019 në Oslo, njëlloj sikurse tashmë 11 vjet.
Ndërkaq, në mbarë Norvegjinë, emri më i shpeshtë ka qenë “Jacob”, ndërsa pas tij radhiten “Lucas” dhe “Filip”.
Mbi 20 për qind e emrave te foshnjat e gjinisë mashkullore janë marrë nga shenjtorët që përmenden në Bibël.
Emri Muhamed ishte më i popullarizuari edhe në qytetin suedez Malmo në vitin 2017, kur po i njëjti emër hyri në dhjetëshen e parë edhe në Britani dhe Uells.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.