Autoritetet në Republikën Çeke kanë marrë vendim që të mbyllen shkollat fillore dhe të mesme si dhe të ndalohen tubimet me më shumë se 100 pjesëmarrës si masa për luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Sidoqoftë, në këtë vendim nuk përfshihet arsimi i lartë, që do të thotë se universitetet nuk do të mbyllen. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Çekisë, Andrej Babis.
Vendi i Evropës Qendrore deri më tash i ka regjistruar dyzet persona të infektuar me koronavirus. Nga virusi i ri janë prekur edhe vendet fqinje të Çekisë, Gjermania e Polonia.
Shteti evropian që është goditur më së shumti nga virusi COVID-19 vazhdon të mbetet Italia. Atje sot ka hyrë në fuqi vendimi për izolim të tërë popullsisë prej rreth 60 milionë banorë./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.