Kryeministri i Indisë, Narendra Modi urdhëroi sot një mbyllje “të plotë” për 1.3 miliardë njerëzit e Indisë, duke paralajmëruar se “shumë familje do të shkatërrohen përgjithmonë” nëse vendi nuk do të merrej me parandalimin e shpërthimit të koronavirusit në tre javët e ardhshme.
Modi tha se mbyllja do të fillonte në mesnatë me kohën lokale dhe do të zgjasë për një minimum prej 21 ditësh,. Ky izolim i Indisë do të zbatohet nga të gjitha 36 shtetet dhe territoret e Indisë.
“Ju keni parë situatat në mbarë botën që rrjedhin nga pandemia e koronavirusit. Ju gjithashtu keni parë sesi kombet më të fuqishme janë bërë të pafuqishëm përballë kësaj pandemie,” tha Modi në një fjalim televiziv drejtuar kombit të martën në mbrëmje.
India është vendi i dytë më i populluar në botë dhe ekonomia e pestë më e madhe, por deri më tani, është dukur që shmangun pandeminë. Vendi ka konfirmuar 519 raste të koronavirusit, përfshirë 10 vdekje dhe 39 pacientë që janë shëruar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Një numër i shteteve indiane kanë urdhëruar izolime në ditët e kaluara, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit. Kufijtë ndërkombëtarë janë mbyllur për shumicën e udhëtarëve që vijnë nga Evropa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.