Kamerat e sigurisë kanë filmuar historianin rus duke hedhur në lumë pjesët e trupit të pajetë të dashurës së tij, të cilën e kishte vrarë në shtëpinë e tij.
Oleg Sokolov, 63-vjeç, besohet se kishte qëlluar për vdekje të dashurën 24-vjeçe Anastasia Yeschenko, trupin e të cilës më pas e kishte copëtuar, transmeton Telegrafi.
Policia ruse ka bërë të ditur se trupi i copëtuar Yeschenkos ishte hedhur nga ura e Shën Petersburgut, e këtë e ka dokumentuar nga pamjet e kamerave të sigurisë.
Sokolov ishte kapur nga policia në lumë pasi kishte rënë në ujë dhe vuante nga hipotermia, kurse në shpinë mbante një çantë brenda të cilës iu gjetën duart e partneres.
I dyshuari konsiderohet si historian i shquar i universitetit ku Vladimir Putin kishte ndjekur studimet. Në momentin që ishte kapur ishte veshur në Napoleon Bonaparta, duke pranuar se kishte kryer vrasjen, dëshmi kjo shokoi opinionin në Rusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.