×
  • Lajme
  • Botë

    Pas shiut, gjithmonë del dielli: Dita e parë pa asnjë rast të infektuarish me koronavirus në Kinë që nga shpërthimi i pandemisë

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 14:03

    Zyrtarët kinezë thonë se ata “e kanë parë agimin” e mbarimit të epidemisë së koronavirusit, pasi vendi raportoi zero raste të reja me koronavirus për herë të parë që nga nga shpërthimi i pandemisë


    Shifrat për të Mërkurën treguan se nuk kishte raste të reja fare në Wuhan ose në krahinën më të gjerë Hubei, ku virusi i njohur tani si Covid-19 besohet të jetë  transmetuar së pari midis njerëzve, shkruan The Independent, transmeton Reporteri.net.

    Autoritetet paralajmëruan që rreziku ende nuk ka mbaruar, megjithëse 34 raste – të gjitha të importuara nga jashtë – u raportuan në provincat e tjera.

    Bllokimi në Wuhan do të hiqet vetëm nëse nuk raportohen raste shtesë për dy javë rresht, diçka që mund të ndodhë qysh në muajin e ardhshëm, tha Li Lanjuan, një anëtar i Akademisë së Inxhinierisë Kineze, për mediat lokale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!