×
  • Lajme
  • Botë

    Më shumë amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi, sesa nga katër luftëra bashkë

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 17:37
    Grave diggers wearing protective suits pour disinfectant on a coffin with a COVID-19 victim lowered into the grave as relatives and friends stand at a safe distance, in the special purpose for coronavirus victims section of a cemetery in Kolpino, outside St.Petersburg, Russia, Sunday, May 10, 2020. (AP Photo/Dmitri Lovetsky)

    Shtetet e Bashkuara kanë krenaruar prej kohësh veten si feneri i ndritshëm i botës. Por statusi aktual i tyre është shumë i errët, thotë CNN, duke iu referuar rasteve dhe jetëve të humbura prej koronavirusit.


    Më shumë se 125,000 persona kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA, dhe mbi 2.5 milionë amerikanë janë infektuar. Jeta e amerikanëve është tjetërsuar krejtësisht nga pandemia më e keqe e një shekulli.

    Dhe ndërsa vendi po lufton të rihapet, rastet e Covid-19 janë rritur përsëri – këtë herë tek të rinjtë si dhe në shtetet që më parë kishin arritur ta shmangin peshën e sëmundjes. CNN bën dhe një llogari të thjeshtë: sipas tij, nga koronavirusit kanë vdekur më shumë amerikanë sesa nga katër luftëra bashkë.

    Më shumë se 58,000 amerikanë vdiqën në Vietnam. Shkalla e vdekjes së koronavirusit amerikan është 2.2 herë më e lartë. Pothuajse 37,000 amerikanë vdiqën në Kore. 4.430 ndërruan jetë në Irak. 2,445 janë amerikanët e vdekur në .Më shumë amerikanë kanë vdekur gjithashtu nga koronavirusi në më pak se pesë muaj sesa në të gjithë Luftën e Parë Botërore, një konflikt që i mori jetën 116.500 ushtarëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!