Të paktën 34 persona janë vrarë, dhe 17 të tjerë janë plagosur, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u godit nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë në Afaganistan. Incidenti ndodhi në provincën perëndimore Farah në Afganistan.
Zëdhënësi i policisë, Mohibullah Mohib, tha se autobusi po udhëtonte në autostradën Kandahar-Herat kur u godit nga një “bombë talibane”, e vendosur anës rrugës.
Një zëdhënës i qeverisë në Afganistan, gjithashtu fajësoi militantët talibanë, të cilët nuk e konfirmuan menjëherë, se ishin autorët e vendosjes së mjetit shpërthyes. Militantët talibanë kontrollojnë një pjesë të madhe të Afganistanit, dhe i kanë intensifikuar sulmet ndaj zyrtarëve qeveritarë dhe forcave afgane.
Komuniteti ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara janë duke bërë përpjekje që përmes negociatave të bindin palët të arrijnë një marrëveshje, që do t’i jepte fund luftës gati 18 vjeçare në Afganistan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.