Ka më shumë se 1.1 milion njerëz të infektuar në të gjithë botën, dhe tashmë bota ka kaluar një prag tjetër – 60,000 vdekje.
Shteti më i infektuar në botë është SHBA, qëka mbi 300 mijë të infektuar, transmeton Telegrafi.
Sipas informacioneve të fundit nga Italia, 681 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit. Gjithsej 124.632 njerëz janë të infektuar.
Një total prej 15,362 njerëz kanë vdekur në Itali. Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 4805 persona të sapo infektuar.
Në Francë, situata po përkeqësohet
Situata është edhe më e keqe në Francë. Vdekjet nga coronavirusi në Francë u rritën për 61 për qind më shumë në dy ditët e fundit pasi Covid-19 kapi shtëpitë e pleqve. 6507 janë infektuar, duke e çuar në 89,943 numrin e të infektuarve gjithsej, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë.
Ka vetëm 19 raste të reja në Kinë
Duke përfshirë të dhënat nga shtëpitë e pleqve, Franca u bashkua me Shtetet e Bashkuara, Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë – vendet që tejkaluan numrin e raportuar nga Kina, vendi nga ku mendohet se filloi pandemia.
Në Kinë, vendi i origjinës, janë raportuar vetëm 19 raste të reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.