×
  • Lajme
  • Botë

    Më shumë se 70 të vrarë në sulmet izraelitet në Gaza derisa qeveria e Netanyahut po e shqyrton marrëveshjen për armëpushim

    Reporteri
    16 Janar 2025 | 12:00

    Më shumë se 70 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga shpallja e marrëveshjes së armëpushimit, tha Mbrojtja Civile e drejtuar nga Hamasi, shkruajnë mediat e huaja.

    Marrëveshja e amëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit është planifikuar të hyjë në fuqi të dielën, më 19 janar. Megjithatë, ajo ende duhet të miratohet nga qeveria izraelite, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kabineti do të shtyjë një takim të planifikuar për të enjten në mëngjes për të diskutuar miratimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, duke akuzuar Hamasin se ka detyruar lëshime të minutës së fundit.

    Hamasi, i cili konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, hodhi poshtë pretendimet e Netanyahut.

    Në një deklaratë të publikuar nga Reuters, mediat palestineze, si dhe Izzat al-Rishq nga zyra politike e organizatës, theksohet se “Hamasi është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit të shpallur nga negociatorët”.

    Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit u arrit me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit.

    Ai përfshin tre faza, me fazën përfundimtare të fokusuar në rindërtimin e Rripit të Gazës.

    Konflikti shpërtheu në tetor 2023, kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan vendbanimet në jug të Izraelit, ku vranë, sipas shifrave izraelite, rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe morën 251 pengje në Gaza.

    Izraeli u hakmorr duke nisur një ofensivë shkatërruese në enklavën palestineze që vrau më shumë se 44,000 njerëz dhe zhvendosi shumicën e popullsisë, sipas autoriteteve shëndetësore në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!