Rastet e konfirmuara me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kanë kaluar 500,000, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur ditën më të keqe deri më tani me vdekjet nga COVID-19, ku vdiqën më shumë se 2,000 njerëz dhe SHBA duket se do të kapërcejë më vonë numrin e vdekjeve të Italisë, e cila aktualisht është në 18.849 – vendi me më së shumti vdekje në botë nga pandemia e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
SHBA deri më tani numrin më të madh të të infektuarve në të gjithë botën dhe numëron 18,777 njerëz të vdekur.
Shteti i Nju Jorkut vazhdon të jetë më i godituri, me shërbimet e urgjencës atje nën presion në rritje.
Qyteti ka rreth 5.400 kërkesa për ambulancë në ditë, 40% më shumë se zakonisht, dhe operatorët e 911 përgjigjen në një telefonatë urgjente çdo 15 sekonda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.