×
  • Lajme
  • Botë

    Mediat e huaja publikojnë disa pamje: Në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 10:09

    Disa pamje tronditëse janë publikuar nga mediat ndërkombëtare ku konfirmohet se Instituti i Virologjisë Wuhan në Kinë kishte lakuriqë nate të gjallë që i mbante në kafazë.


    Pamjet e publikuara së fundmi kanë rikthyer sërish dyshimet se virusi mund të ketë dalë nga laboratori, një hipotezë e mohuar vazhdimisht nga autoritetet kineze.

    Bëhet fjalë për një filmim ekskluziv të Sky News Australia, i cili shton edhe një herë dyshime për origjinën e koronavirusit.

    Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, pamjet tregojnë një shkencëtar që ushqen një lakuriq nate me një krimb.

    Videoja është bërë nga Akademia Kineze e Shkencave me rastin e laboratorit të ri të biosigurisë të nivelit 4 dhe është regjistruar në maj 2017./Gazeta shqip

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!