×
  • Lajme
  • Botë

    Mediat italiane: Vaksinohet Papa Françesku

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 20:33

    Papa Françesk ka marrë dozën e parë të vaksinës anti Covid.


    Nga Vatikani nuk ka një konfirmim zyrtar, por mediat italiane kanë arritur ta zbulojnë këtë fakt përmes revistës ‘America’, e cila drejtohet nga jezuitë amerikane të cilët janë shumë të afërt me Atin e Shenjtë.

    Vaksinat e Pfizer/ BionTech kanë mbërritur tashmë në Vatikan dhe fushata e imunizimit nisi në Aula Paolo VI.

    Do të vaksinohen si qytetarët e Vatikanit, që janë gati 600, ashtu dhe rreth 5 mijë punonjës bashkë me të afërmit e tyre. Për të ruajtur vaksinat, janë blerë frigoriferë të posaçëm për temperatura tejet të ulëta.

    Prioriteti, sipas autoriteteve përgjegjëse të Shëndetësisë, “ do të jetë të vaksinohen më së pari personeli i sigurisë dhe ai sanitar, të moshuarit dhe anëtarët e punonjësit që kanë kontakte më të shpeshta me publikun”.

    Vetë Papa e kishte përmendur këtë gjë pak ditë më parë. “ Besoj se ështqë etike që vaksinën ta marrin të gjithë, sepse nuk është në lojë vetëm shëndeti yt dhe jeta jote, por edhe ajo e të tjerëve. Nuk e kuptoj përse disa thonë se vaksina është e rrezikshme, kur janë vetë mjekët ata që ta ofrojnë”, u shpreh Kreu i Kishës Katolike./tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!