Izraeli ka përfunduar një hetim mbi rastin e një ish oficeri të policisë që qëlloi një pas shpine një të ri palestinez.
Incidenti, i cili ndodhi më shumë se një vit më parë, u rishikua gjatë fundjavës kur një kanal televiziv vendas transmetoi pamjet e tij, transmeton Reporteri.net.
Channel 13 News raportoi se burri ishte ndalur ndërsa u përpoq të hynte në Izrael nga Bregu Perëndimor i okupuar. Në atë që shihet në pamje ai vazhdon të ecë, kur në një moment qëllohet me një plumb dhe shtrihet në tokë. Oficerët pastaj kthehen dhe largohen.
Raporti i Channel 13 citon policinë të thoshte se i riu nuk kishte marrë lëndime serioze.
Ministria e Drejtësisë e Izraelit tha të Dielën se kishte mbajtur katër seanca dëgjimore për rastin por nuk bëri të ditur se kur do të ngrenë aktakuzat e para. /Reporteri.net
הערב במהדורת השבת ב- @newsisrael13 נביא תיעוד בלעדי של אחד מלוחמי מג"ב מבצע ירי בכדור ספוג לעבר פלסטיני שלא מהווה סכנה וידיו באוויר
הפלסטיני שרצה להיכנס לישראל הורחק בידי לוחמי מג"ב ובעודו חוזר לשטחים נורה בגבו ללא כל סיבה ונפצע pic.twitter.com/11A4CrEDhz
— yishai porat – ישי פורת (@yishaiporat) November 2, 2019