×
  • Lajme
  • Botë

    Meka e zbrazët derisa myslimanët po agjërojnë Ramazanin

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 8:54

    Qyteti i shenjtë i Mekës është fotografuar komplet zbrazur derisa myslimanët në izolim po mbajnë muajin e Ramazanit këtë vit.


    Xhamia e Madhe e Mekës është e hapur gjatë gjithë vitit dhe zakonisht është e mbushur, e veçanërisht gjatë Haxhit, por masat e rrepta të bllokimit në Arabinë Saudite e kanë lënë plotësisht bosh.

    Në muajin e shenjt të Ramazanit besimtarët agjërojnë për të shënuar kohën kur për herë të parë u shpall Kurani te profeti Muhamed.

    Familjarët tradicionalisht mblidhen në iftar, pas perëndimit të diellit, dhe pastaj luten gjë e cila këtë vit nuk është e mundur nën masat e rrepta për të luftuar koronavirusin.

    Fotografitë e mëposhtme tregojnë Mekën e zbrazët.

    Arabia Saudite ka konfirmuar më shumë se 15.100 raste me Coronavirus dhe afër 130 të vdekur,

    Shumica e xhamive, janë mbyllur dhe njerëzve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!