×
  • Lajme
  • Botë

    Meksikanët protestojnë për legalizimin e abortit

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 16:02

    Mijëra banorë të Meksikës, kryesisht vajza dhe gra, kanë dalë në rrugët e qyteteve më të mëdha të Meksikës për të kërkuar legalizim të abortit. Shumë prej protestuesve ishin të veshur me rroba të gjelbra, të cilat janë bërë simbol i lëvizjes për të drejtën e abortit në mbarë Amerikën Latine.

    Protestat që u mbajtën në Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt erdhën pasi rajoni meksikan i Oaksaka-s e miratoi javën e kaluar projektligjin për legalizimin e abortit. Ky ishte vetëm rajoni i dytë pas kryeqytetit që e lejoi kryerjen e kësaj procedure mjekësore.

    Presidenti i Meksikës, ndres Manuel Lopez Obrador, e ka dërguar më parë një propozim në kuvend, me të cilin do të amnistoheshin gratë e burgosura për atë që cilësohet krim në pjesën më të madhe të vendit, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

    Kuvendi i Meksikës mbizotërohet nga deputetët e partisë së tij, ndonëse edhe deputetët e partive të tjera kanë dhënë shenja se do ta përkrahin projektligjin e propozuar nga presidenti.

    Kryeqyteti i Meksikës me rrethinë e legalizoi abortin në vitin 2007, por shumica e popullsisë së shtetit ka pikëpamje konservatore lidhur me këtë çështje dhe presidenti deri më tash ka ngurruar të marrë ndonjë qëndrim të qartë për apo kundër abortit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!