×
  • Lajme
  • Botë

    Melania hesht përballë deklaratave të Trump ndaj kongresisteve amerikane që të kthehen nga kanë ardhur

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 9:08

    Melania Trump është  Zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara që nuk ka lindur në Amerikë; para saj ishte Louisa Adams e cila kishte lindur në Angli. Megjithatë, ajo ka  heshtur pasi bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump, bëri dy sulme raciste dhe ksenofobike ndaj katër kongresisteve demokrate, të cilat janë të gjitha femra me ngjyrë, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.


    Katër gratë e Kongresit Amerikan gjatë dy ditëve të fundit u targetuan nga presidenti Donald Trump në një seri të postimeve raciste në Twitter.

    Alexandria Ocasio-Cortez, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib janë shtetase amerikane të natyralizuar, ndërsa Omar ka lindur në Somali dhe emigroi në SHBA kur ishte e re. Omar u bë shtetase e Amerikës në vitin 2000 kur ishte 17 vjeç, sipas The New York Times.

    CNN shton se Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump ka kundërshtuar me vëmendje  politikat e burrit të saj. “Unë kam reaguar me zërin tim”, tha Melania Trump për ABC News në një intervistë rreth katër muaj pasi vizitoi qendrat e emigrantëve në Teksas dhe Arizona në vitin 2018. “Është e papranueshme që unë të shoh fëmijët dhe prindërit të ndahen. Po (unë nuk pajtohem) dhe ia bëra me dije atij (Presidentit). Unë i thashë atij në shtëpi se kjo është e papranueshme, dhe ai ndjeu të njëjtën gjë”, shtoi ajo.

    Sidoqoftë, Melania Trump i është bashkuar Presidentit në politikat e tij rreth procesit të emigracionit – se duhet të bëhet ligjërisht dhe me anë të rregullave. Ajo ka thënë disa herë publikisht se ajo vetë ligjërisht ka kaluar nëpër  të gjithë hapat e nevojshëm për t’u bërë shtetase amerikane pak pasi filloi të punojë dhe jetojë në Amerikë më 1996.

    Zonja e Parë e Amerikës ka lindur në Slloveni, atë kohë pjesë e Jugosllavisë komuniste. Sllovenia shpalli pavarësinë e saj në vitin 1991, kur Melania ishte 21 vjeç, po në të njëjtën kohë ajo e la vendin e saj për të ndjekur një karrierën e modelingut në Itali dhe Francë. Ajo përfundimisht u zhvendos në New York City, ku u takua me biznesmenin Donald Trump më 1998. Çifti u martuan në vitin 2005 dhe Melania mori shtetësinë amerikane vitin e ardhshëm. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!