×
  • Lajme
  • Botë

    Melanie Trump paraqitet si “fshatare” në statujën që iu bë në Slloveni

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 16:28

    Artisti amerikan Brad Downey po qëndron në Slloveni për ekspozitën e tij “This Echo”  që do të hapet këtë të enjte . Një pjesë e kësaj ekspozite do të jetë historia e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump.


    Downey ka qenë për vizitë edhe në Sevnica dhe zonën përreth nga ku vjen gruaja e presidentit amerikan Donald Trump. Ai thotë se donte të dëgjonte gjuhën që ajo e fliste, si është jeta e përditshme e klasës punëtore dhe gjëra të tjera nga jeta e njerëzve lokalë.

    Statuja e Melania Trump ka qëndruar nga muaji mars në fshatin Rozhno, vetëm pak kilometra nga Sevnica dhe skulptura do të hapet zyrtarisht të premten, kur do të organizohet edhe  transporti me autobus nga Lublana, shkruan Dnevnik.si, transmeton Reporteri.net.

    Për statujën e Melania Trumpit është angazhuar një autor slloven. Kërkesa e vetme në hartimin e një statujës ishte që Melania duhet të ketë një fustan me ngjyrë të njëjtë si ajo e inaugurimit të presidentit Donald Trump, për gjithçka tjetër ekzsitone liria artistike. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!