×
  • Lajme
  • Botë

    Mendonte se COVID-19 ishte mashtrim, burri alarmohet kur virusi i merr jetën gruas së tij

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 10:07

    Një burrë nga Florida i cili mendoi se coronavirusi ishte një mashtrim, e humbi së fundi gruan e tij nga sëmundja e COVID-19.


    Sipas medieve të huaja, Brian Lee Hitchens, dhe gruaja e tij Erin kishin lexuar pretendime të ndryshme në internet mbi pandeminë, dhe mendonin se virusi ishte i fabrikuar ose edhe i ngjashëm me gripin e zakonshëm.

    Të dy nuk i ndoqën udhëzimet shëndetësore, madje as nuk kërkuan ndihmë kur u sëmurën në fillim të muajit maj.

    Brian u shërua por gruaja e tij 46 vjeçare u sëmur rëndë dhe vdiq këtë muaj nga problemet e zemrës, të cilat iu komplikuan nga virusi.

    Erin e cila kishte edhe probleme ekzistuese shëndetësore, vuajti nga astma dhe nga çrregullimi i gjumit.

    Brian i tha BBC Neës se do të dëshironte që të kthehej pas dhe të dëgjonte këshillat që në fillim, dhe shpreson që gruaja e tij do e falte atë.

    “Ky është një virus i vërtet, që i prek njerëzit ndryshe. Megjithëse nuk mund ta ndryshojë të kaluarën do mendoj që të bëjë zgjidhje më të mira në të ardhmen”, shpjegoi Brian. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!