Ushtria braziliane njoftoi sot se 10 ushtarë të dyshuar se qëlluan mbi një familje të pafajshme duke menduat se ishte bandë kriminale, u arrestuan/
Sipas stacionit televiziv brazilian TV Globo, ushtarët, me mendimin se kjo familje ishin anëtarë të një bande kriminale që kishin qëlluar mbi ta më parë, hodhën breshëri plumbash drejt veturës së tyre, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.
Evaldo dos Santos Rosa të dielën ishte në veturë me vajzën e tij shtatëvjeçare, gruan, njerkën dhe një grua tjetër, kur ushtarët dyshohet se filluan të qëllonin me ta, sipas të afërmve. Babai dhe një kalimtar që u përpoqën të ndihmonin u lënduan, por pjesa tjetër e familjes shpëtoi. Elvado, 46 vjeç, vdiq nga plagët. Ushtarët gjuajtën të paktën 80 plumba në drejtim të makinës.
Anëtarët e forcës ushtarake janë akuzuar për shpërfillje të rregullave të shërbimit, dhe rasti i tyre do të ndiqet penalisht nga gjyqësori ushtarak, njoftuan nga ushtria.
Sipas Reuters, incidenti theksoi në plan të parë pjesëmarrjen në rritje të ushtrisë në sigurinë publike në Brazil, ku dhuna e bandave në vitin 2017 çoi në një numër rekord prej 64,000 vrasjesh. Thuhet se gjatë viteve të fundit, Brazili është mbështetur në ushtrinë që merr përsipër ligjin dhe rendin nga forcat policore dobët të trajnuara dhe financiarisht të dobëta. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.