×
  • Lajme
  • Botë

    Merkel: Deri tani Gjermania e ka kaluar testin e coronavirusit

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 18:38

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se deri tani Gjermania e ka kaluar testin e koronavirusit, por shtoi se nevojitet ende shumë punë për të frenuar përhapjen e COVID-19.


    “Deri tani e kemi kaluar këtë test mjaft mirë. Pjesa më e madhe e qytetarëve në vendin tonë kanë vepruar me kujdes, arsye dhe përgjegjësi ndaj të tjerëve”, theksoi Merkel.

    Kancelarja konservatore deklaroi se shpresonte që lehtësimi i mëtejshëm i kufizimeve të koronavirusit do të ishte i mundur në kohën e duhur, por ajo ka besim se qytetarët do të vazhdojnë të veprojnë me përgjegjësi.

    Megjithëse Gjermania ka patur numër të madh rastesh me koronavirus, numri i viktimave mbetet relativisht i ulët.

    Numri i rasteve të reja ka rënë ndjeshëm pasi qeveria e Merkel aplikoi një sërë kufizimesh në muajin mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!