“Evropa do të bashkohet vërtet kur të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor bëhen anëtare të Bashkimit Evropian”. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel. Deklarata e kancelares gjermane është një tjetër konfirmim i angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, por një ide jo e mirë midis disa anëtarëve të BE-së dhe shumë votuesve në Evropën Perëndimore, raporton Politico.eu.
Merkel foli në Hungari me rastin e 30-vjetorit të të ashtuquajturit “pikniku pan-evropian” – një ngjarje simbolike që çoi në eksodin masiv të banorëve të Gjermanisë Lindore në Perëndim, rënien përfundimtare të Perdes së Hekurt dhe afrimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore, transmetojnë mediat.
Sidoqoftë, kancelarja Merkel theksoi se uniteti evropian nuk do të përfundojë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Nëse i shikoni gjërat gjeostrategjike dhe gjithashtu shikoni hartën, do të shihni se Evropa do të bashkohet vërtet me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u tha Merkel gazetarëve në qytetin hungarez Sopron.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.