Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është përpjekur shumë për të parandaluar që mospajtimet mes Rusisë dhe Ukrainës të kalonin në konflikt.
Në intervistën e parë për “ARD”, prejse nuk është më në pushtet, ajo ka thënë se nuk e fajëson vetën pse nuk është arritur ndonjë marrëveshje Rusi-Ukrainë.
“Diplomacia nuk është gabim për faktin që nuk funksionoi”, ka thënë ajo teksa tregoi për përpjekjet.
Ajo luftën në Ukrainë e ka cilësuar si tragjedi, teksa e ka dënuar ashpër Rusinë për ndërhyrjen në territorin ukrainas.
“A kemi mundur të bëjmë më shumë që të parandalojmë këtë, që unë tani po e quaj tragjedi të madhe. Prandaj ju vazhdoni të pyesni pse, dhe unë natyrisht që vazhdoj t’i bëj këto pyetje”, ka thënë Merkel.
Merkel ishte në pushtet prej vitit 2005 e deri në 2021 kur edhe u largua nga politika.
Ajo ishte kancelare gjatë kohës sa Rusia kishte mbështetur seperatistët në Krime
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.