Me nota optimizmi sot ka folur kancelarja gjermane Angela Merkel. Nga Bundestagu, ajo tha se vaksina e coronavirusit mund të mbërrijë para Krishtlindjeve, ku punonjësit e sistemit shëndetësor do të jenë të parët që do ta bëjnë.
Qeveria gjermane ka vendosur masa të rrepta kundër coronavirusit. Ekspertët kanë kërkuar që masat të zgjasin deri në datën 20 dhjetor, kohë kur bizneset kanë boom-in më të madh të shitjeve për shkak të festave.
Kancelarja Merkel pavarësisht shpresave për vaksinën këmbënguli që qeveria nuk mund të premtojë ndonjë zbutje të kufizimeve për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
“Vetëm një ditë më pare, u raportua një numër rekord e të trishtë të njerëzve që vdiqën nga ose me COVID-19. Kjo është arsye për tu shqetësuar,” tha ajo.
Merkel ka thënë që kufizimet e coronavirusit do të shtyhen deri në fillim të janarit të paktën për mbledhjet private, si dhe do mbahen mbyllur zonat kulturore ku grumbullohen njerëz, restorantet dhe pubet.
Gjermania ka ndaluar përdorimin e fishekzjarreve për festat e Vitit të Ri si dhe ka ndaluar grumbullimin me nga pesë persona për dy familje bashkë.
Sot autoritetet gjermane kanë kërkuar një marrëveshje me vendet e BE-së që të ndalohen të gjitha aktivitetet dhe të mbyllen vendpushimet e skive për të frenuar përhapjen e virusit dhe të merret një vendim ndoshta për hapje me datë 10 Janar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.