×
  • Lajme
  • Botë

    Merkel reagon pas dëbimit të diplomatëve gjermanë nga Rusia

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 23:37

    Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar pas dëbimit të një numri ende të pacaktuar diplomatësh gjermanë nga shteti rus, pasi ata akuzohen për pjesëmarrje në protestat e thirrura nga Alexei Navalny.


    Në një telekonferencë të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, Merkel ka shprehur indinjatën e saj për vendimin e Moskës si dhe për qëndrimin e tyre “kokëfortë” për të mos ndryshuar qëndrim edhe pas apelit të BE: “Vendimi është i padrejtë dhe është një tjetër tregues se politika e sanskioneve ka qenë e duhura” – ka thënë mes të tjerash Merkel.

    Gjermania ka qenë një nga shtetet më të prekura nga “lufta e saksioneve” me Rusinë, për shkak se është tejet e varur nga gazi natyror rus për ngrohjen e vet. Megjithatë, situata në Ukrainë dhe tashmë me dhunën shtetërore kundër opozitës, e ka pamundësuar rindërtimin e urave mes Berlinit dhe Moskës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!