Friedrich Merz është zgjedhur sot Kancelar i Gjermanisë. Zgjedhja e tij është bërë në një votim të dytë, meqë në votimin e parë paradite dështoi të merrte votat e nevojshme.
Merz shtrëngoi duart me paraardhësin e tij, ish-Kancelarin Olaf Scholz dhe mori urimet në Bundestag për të vazhduar më pas për te presidenti Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue, ndërsa doli nga ndërtesa në pikun e trafikut të Berlinit, shkruan The Guardian.
Ndërtesa është vetëm pesë deri në dhjetë minuta me makinë.
Die Welt ka përmblodhur agjendën e Merz:
Brenda 30 minutave: Vizitë për t’u takuar me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të marrë dekretin e emërimit kancelar.
Brenda 1,5 orësh: Kthimi në parlament për të bërë betimin (a do të përfshijë ai një referencë për Zotin, apo do ta anashkalojë atë, siç bëri Scholz?).
Brenda 2,5 orëve: Kthimi te presidenti, por këtë herë me të gjithë kabinetin.
Brenda 3,5 orëve: Rikthimi në parlament për ministrat që të bëjnë betimin kolektiv.
Më vonë: Ai takohet me kancelarin në largim Olaf Scholz për të marrë zyrtarisht detyrën e Bundeskanzleramt.
Në një lajm të mirë, udhëtimi i parë jashtë vendit mund të kthehet në agjendën e nesërme të Merz për në Paris dhe Varshavë, megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar për këtë.
Ndryshe, Merz ka arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit të zhvilluar të martën në Bundestag.
Merz ka marrë 325 vota në rundin e dytë, nga 316 sa i nevojiteshin për t’u zgjedhur.
Votimi është përsëritur pak orë pas rundit të parë, në të cilin Merz dështoi të sigurojë votat për vetëm 6.