×
  • Lajme
  • Botë

    Merz thotë se Trump nuk brengoset për Evropën: Prioritet imi pavarësimi nga SHBA në fushën e mbrojtjes

    Reporteri
    23 Shkurt 2025 | 22:23

    Friedrich Merz i thotë panelit të debatit televiziv pas zgjedhjeve në Gjermani se përparësia e tij kryesore është “të forcojë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të jemi të pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” në mbrojtje.

    “Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të duhej të thosha diçka të tillë në televizion, por pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar është e qartë: kjo qeveri amerikane nuk kujdeset për Evropën”.

    Më pas Merz tregon se si Elon Musk ka “ndërhyrë” në zgjedhjet gjermane, duke i quajtur ato “drastike dhe të turpshme – të ngjashme me atë që kemi dëgjuar nga Moska në të kaluarën”.

    Elon Musk miratoi me entuziazëm AfD muajin e kaluar, ka raporuar BBC, transmton Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!