×
  • Lajme
  • Botë / Koalicioni “Kuq e Zi”

    Merz zgjidhet kancelar në raundin e dytë

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 16:30

    Friedrich Merz ka arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit të zhvilluar të martën në Bundestag.

    Merz ka marrë 325 vota në rundin e dytë, nga 316 sa i nevojiteshin për t’u zgjedhur.

    Votimi është përsëritur pak orë pas rundit të parë, në të cilin Merz dështoi të sigurojë votat për vetëm 6.

    Koalicioni “Kuq e Zi” i Merzit ka 328 ulëse në Kuvend, mirëpo në rundin e parë, ai ka arritur të marrë vetëm 310 vota.

    Merz nuk u zgjodh në raundin e parë të zgjedhjeve për kancelar në Bundestag

    Në një votim të fshehtë, ai mori 310 vota, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316.

    Grupet parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD kanë një numër prej 328 vendesh në Parlament.

    “Deputeti Friedrich Merz nuk mori shumicën e kërkuar prej të paktën 316 votash,” deklaroi Presidentja e Bundestag-ut Julia Klöckner. “Në përputhje me Nenin 63 (2) të Ligjit Themelor, Kancelari Federal i Republikës Federale të Gjermanisë nuk është zgjedhur.”  Sipas Klöcknerit, në votim morën pjesë 621 nga 630 deputetët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!