×
  • Lajme
  • Botë

    Micheal Martin zgjidhet kryeministër i ri i Irlandës

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 15:19

    Kuvendi i Irlandës e ka votuar për kryeministër politikanin Micheál Martin. Ai do të udhëheqë një koalicion që pritet të merret me luftimin e efekteve negative të koronavirusit në ekonomi dhe me marrjen e masave për mbrojtjen e klimës, siç ka kërkuar Partia e Gjelbër.


    Partia e tij, Fianna Fail dhe partia Fine Gael, dy grupet mbizotëruese politike të qendrës së djathtë, që kanë dalë nga krahët e kundër të luftës civile të viteve të njëzeta, do të qeverisin së bashku për herë të parë. Koalicioni qeveritar do të jetë i përbërë nga tri parti.

    Martin më parë ka shërbyer si ministër në disa ministri, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Tregtisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Arsimit.

    Ai u përkrah nga 93 deputetë, ndërsa kundër zgjedhjes së tij në këtë pozitë votuan 63 kuvendarë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Martin ka qenë udhëheqës i opozitës irlandeze nga viti 2011 deri në këtë vit. Në postin e kryeministrit, ai është pasardhës i Leo Varadkarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!