×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Lindjen e Mesme

    Michel bisedon me Netanyahun: BE qëndron me Izraelin, pengjet të lirohen menjëherë

    Reporteri
    05 Nëntor 2023 | 8:25

    Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka komunikuar këtë të shtunë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Presidenti i Këshillit Europian konfirmoi solidaritetin e fortë të BE-së ndaj Izraelit, pas sulmeve të tmerrshme të Hamasit më 7 tetor. Gjithashtu ai bëri thirrje që të gjithë pengjet të lirohen menjëherë.

    “Ruajtja e stabilitetit në Bregun Perëndimor është me rëndësi të madhe. Dhe duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”, tha ndër të tjera ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!