×
  • Lajme
  • Botë

    Michelle Obama shpallet gruaja më e admiruar në botë për të dytin vit radhazi

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 23:00

    Ish zonja e parë Michelle Obama është shpallur gruaja më e admiruar në botë për vitin e dytë radhazi.


    55-vjeçarja mundi Zonjën e parë aktuale Melania Trump në rezultatet e sondazhit vjetor të Gallup.

    Obama ishte e vetmja grua që u rendit me shifra dyshifrore, me 10%. Ndërsa vendin e dytë e mban Trump me 5% të votuesve.

    Pas dy Zonjave të Para vjen Oprah Winfrey dhe aktivistja Greta Thunberg që mbajnë vendin e tretë me 3% secila në listën e grave më të admiruara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!