Shoqëria myslimano-amerikane është kritikuar shumë nga publiku, pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku shihen disa fëmijë me shalle palestineze, të cilët këndojnë, “do t’ua heqim kokat ” dhe ” do t’u nënshtrohen torturës së përjetshme”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Komisioni i Filadelfias për Marrëdhënie Ndërpersonale ka nisur një hetim mbi ngjarjen në qendrën lokale të shoqërisë myslimane amerikane pas videos e cila thuhet që është filmuar gjatë një feste që po bëhej muajin e kaluar.
Fëmijët këndojnë një kënge revolucionare, shpesh të përdorur nga grupet islamike, shkruan Times of Israel. Video u postua për herë të parë në Facebook nga faqja MAS Philadelphia, por u hoq më vonë.
Organizata myslimane e dënoi përmbajtjen e saj dhe u distancua nga gjuha e urrejtjes që ishte përdorur në video dhe thirrjet për vrasje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.