Mijëra njerëz në Australi kanë vrapuar drejt bregdetit për të kërkuar strehim për ti shpëtuar zjarreve që kanë përfshirë vendin.
Flakët janë zhvendosur edhe drejt bregdetit.
Banorët e përshkruan si një përvojë të tmerrshme. Ndërkohë që zyrtarët konfirmuan se dy persona kishin vdekur nga flakët në New South Wales, transmeton oranews.
Deri tani raportohen 12 vdekje të lidhura me krizën e zjarrit në vend.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 500 km katrorë nëpër dy shtete Australiane – nga Gjiri i Batemans në New South Wales deri në Bairnsdale në Victoria.
Trupat e dy burrave, që besohet se janë baba dhe bir u gjetën në qytetin Corbargo në NSW
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.