×
  • Lajme
  • Botë

    Mijëra vetëtima dhe qindra vatra zjarri në Kaliforni

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 11:23

    Mijëra vetëtimat që kanë goditur Kaliforninë në ditët e fundit e kanë përhapur më tej vatrën e zjarreve në shtetin amerikan, duke e vështirësuar luftën e zjarrfikësve.


    Shteti amerikan i Kalifornisë raporton një përkeqësim të situatës me zjarret duke paralajmëruar një nga sezonet më të vështira ndër vite.

    Në rajonin jugperëndimor të SHBA-së, rreth 11 mijë shkarkime elektrike nga vetëtimat në tri ditët e fundit provokuan ndezjen e mbi 360 vatrave të reja të zjarrit afër San-Franciskos.

    Shkatërrimi nga flakët i disa strukturave të banimit detyroi evakuimin e mijëra qytetarëve.

    Pavarësisht vetëtima të shumta, shpjegon guvernatori i Kalifornisë, Gevin Njusom, sasitë e vogla të reshjeve nuk po ndihmojnë në shuarjen e vatrave të ndezura.

    “Kur vetëtimat godasin, krijojnë tym dhe me vështirësi dallohet numri total i zjarreve të reja në zonat e largëta. Duket se vatrat po zgjerohen dhe më të rrezikshmet mbeten 23 më të mëdhatë që ne i quajmë komplekse zjarri, të cilat digjen veçmas por brenda një hapësirë të vogël gjeografike.”

    Gjatë 2020-ës, zjarret në shtetin amerikan kanë djegur mbi 80 mijë hektarë toka dhe pyje dhe kanë rrënuar afro 280 godina, por fatmirësisht pa lënë pasoja në njerëz.

    Një vazhdën e një vale të nxehti që po përshkon vendin nga e java e kaluar, mesditën e së dielës termometri shënoi edhe vlerën më të lartë në histori.

    Temperatura 54,4 gradë Celsius u arrit në territorin e shkretuar të Kalifornisë të njohur si Lugina e Vdekjes, duke regjistruar një rekord të ri botëror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!