Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e mori të premten live vaksinën kundër Covid, të Pfizer/BioNTech.
Ai u vaksinua së bashku me gruan e tij, Karen, dhe mjekun Jerome Adams. Ngjarja në Shtëpinë e Bardhë u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
Pence tha se vaksina është “e sigurt dhe efektive” dhe se shpejtësia me të cilën është zhvilluar është “mrekulli mjekësore”.
Shtëpia e Bardhë tha se transmetimi i vaksinimit të Pence në televizion ka për qëllim “të promovojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe të krijojë besim te populli amerikan”.
SHBA-ja nisi të hënën vaksinimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.