×
  • Lajme
  • Botë

    Mikrofoni ndezur, Varhelyi dëgjohet duke i quajtur “idiotë” anëtarët e Parlamentit Evropian

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 12:37

    Eurodeputeti Sandor Ronai nga Hungaria ka postuar një video në Twitter në të cilën, sipas raportimeve të mediave, dëgjohet komisioneri  i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, hungarezi Oliver Varhelyi duke i quajtur “idiotë” të pranishmit.

    “Komisioneri Varhelyi, pasi iu përgjigj pyetjeve të eurodeputetëve, ulet në karrige dhe mund ta dëgjoni duke thënë: “Sa idiotë të tjerë janë këtu?”, shkruan Ronai në Twitter.

    Duket se Varhelyi nuk ishte në dijeni që mikrofoni i tij ishte i ndezur.

    Siç raporton Euronews, komenti është regjistruar pasi Varhelyi iu përgjigj pyetjes së eurodeputetit kroat, Tomislav Sokol nga HDZ, për mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së.

    Siç shkruan Euronews, Sokol akuzoi Serbinë se po sillet si hegjemon në rajon dhe për “ndërhyrje” në punët e brendshme të Malit të Zi. Varhelyi u përgjigj se Serbia është e detyruar nga “të njëjtat kushte” si çdo kandidat tjetër për anëtarësimin në BE dhe se “problemet e Malit të Zi janë të rrënjosura thellë”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!