×
  • Lajme
  • Botë

    Milano ndalon pirjen e duhanit në ambientet publike, gjobë deri në 240 euro

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 10:38

    Milano ka marrë një vendim të rëndësishëm në hyrje të vitit të ri 2025. Milano ka ndaluar në ambiente të jashtme dhe publike, pirjen e duhanit.

    Ndalimi në mbarë qytetin hyn në fuqi duke filluar nga 1 janari në ndalimin më të rreptë deri më tani për pirjen e duhanit në kryeqytetin italian të modës.

    Duhanpirësit në kryeqytetin financiar dhe të modës të Italisë, Milano, rrezikojnë të gjobiten për ndezjen e cigareve në rrugët e qytetit ose në zonat publike, pasi ndalimi më i rreptë i vendit hyri në nga 1 janari 2025.

    Ata që kundërshtojnë ndalimin e ri mund të paguajnë një gjobë prej 40 deri në 240 euro.

    Rregullorja e Milanos për cilësinë e ajrit, e cila u miratua nga asambleja e qytetit në vitin 2020, kërkon një ndalim gjithnjë e më të rreptë të duhanit.

    Nga viti 2021 ndalohet pirja e duhanit në parqe dhe kënde lojërash, si dhe në stacionet e autobusëve dhe në ambiente sportive.

    Ndalimi i fundit i pirjes së duhanit, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar, vlen për “të gjitha hapësirat publike, duke përfshirë rrugët”, me përjashtim të “vendeve të izoluara ku është e mundur të mbahet një distancë prej të paktën 10 metrash nga njerëzit e tjerë”, thuhet në rregulloren e re.

    Zyrtarët lokalë thonë se masa ka për qëllim reduktimin e grimcave në ajër për të “përmirësuar cilësinë e ajrit të qytetit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke përfshirë mbrojtjen nga pirja pasive e duhanit në vendet publike, të cilat vizitohen edhe nga fëmijët”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!