×
  • Lajme
  • Botë

    Miliarderi amerikan Jeffrey Epstein akuzohet për ngacmim dhe sulm seksual

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 13:24

    Miliarderi amerikan dhe i regjistruari për aktivitete kriminale që lidhen me ngacmime dhe sulme seksuale, Jeffrey Epstein, është arrestuar për akuzat e vitit 2000, thonë raportet.


    Epstein u arrestua në Neë York dhe do të dalë në gjykatë të hënën, njoftuan zyrtarët e zbatimit të ligjit për mediat amerikane, njofton Klan Kosova.

    Arrestimi vjen në mes polemikave të ripërtërira mbi një marrëveshje të shfajësimit që ai e arriti për të përfunduar një hetim federal kundër tij.

    Avokatët e tij ende nuk kanë komentuar akuzat e fundit.

    Zyrtarët për zbatimin e ligjit nuk janë të autorizuar për të diskutuar mbi rastin, por disa prej tyre kanë folur për mediat amerikane në kushte anonimiteti.

    Njëri i tha agjencisë së lajmeve Associated Press që akuzat e fundit ishin për dyshime që Epstein pagoi vajza të mitura për t’i bërë masazhe dhe për ta ‘ngacmuar’ atë në shtëpitë e tij në Neë York dhe Florida.

    Të njëjtat pretendime janë bërë nga burime të cituara në mediat tjera, duke përfshirë The Daily Beast, që së pari e raportoi arrestimin e Epstein.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!